20 NENTOR 2015-DITA E PASTRIMIT TE QYTETIT.
Plani i Veprimit për ditën e Aksionit “Ta Pastrojmë Shqipërinë – 20 Nëntor 2015”
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nga: Green Line Albania Lënda: Plani i Veprimit për aksionin “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë – 20 Nëntor 2015” Duke vlerësuar angazhimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në aktivitetet e mëparshme me MAS, duke u mbështetur edhe në strategjinë e MAS për edukimin qytetar dhe mjedisor në shkolla si dhe në zbatim të nismës “Shkollat Qendër Komunitare”, organizata Green Line Albania, si organizatore e aktivitetit kombëtar “Ta Pastrojme Shqipërinë në Një Ditë” e cilëson MAS si partner kryesor dhe strategjik, dhe kërkon bashkepunimin e vazhdueshem me te ne te gjitha nivelet e arsimit dhe ne te gjithe territorin e Republikës së Shqipërisë. Për aksionin e radhës “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë” që do të realizohet më 20 Nëntor 2015, organizata Green Line Albania me ekspertët e saj në fushën e arsimit, ka hartuar një Plan Veprimi per MAS si partnerin më të rëndësishëm në këtë aktivitet, për një angazhim sa më të mirë dhe efikas të nxënësve dhe studenteve në ditën e aksionit të edukimit qytetar dhe mjedisor të të rinjve si edhe për realizimin e nismës “Shkollat QendërKomunitare” duke tërhequr rreth vetes prindër dhe qytetarë në aksion. 1. MAS të shpalli datën 20 Nëntor 2015 si Dita e Aksionit Kombëtar për Edukimin Qytetar dhe Mjedisor të nxënësve dhe studentëve në mbarë vendin, në shkollat publike dhe jopublike, në partneritet me organizatat e Shoqerisë Civile dhe qytetarët. 2. Të udhëzoj të gjitha DAR/ZA për realizimin dhe monitorimin e aktivitetit në të gjitha shkollat e tyre dhe në të gjitha nivelet e klasave përkrah koordinatoreve lokal të Shoqerisë Civile organizatore të aktivitetit. 3. Të gjitha drejtoritë e institucioneve arsimore ta bëjnë këtë aktivitet pjesë të “Planit Vjetor të Aktiviteteve” të tyre dhe të zbatohet me kujdes si pjesë edukimit mjedisor në institucionet arsimore. 4. Të gjitha institucionet arsimore të vendit, në kuadrin e nismës “Shkolla Qendër Komunitare” të organizojnë mbledhje me prindër dhe qytetar për ti bërë ata bashkëpunëtore në Ditën Kombëtare të Pastrimit, përkrah fëmijëve të tyre në ambientet e shkollave dhe rrugicat e lagjeve. 5. Nga drejtorët e institucioneve arsimore te orientohen të gjithë mësuesit që kanë klasa kujdestari në të gjitha shkollat e vendit ta bëjnë pjesë të “Planit Vjetor Edukativ” Ditën Kombëtare të Pastrimit. Ta trajtojnë atë teorikisht më parë në klasë për të vazhduar më tej me praktikë të suksesshme në terren. 6. Për klasat I-V këshillohet që të angazhohen me pastrimin e klasës së tyre, koridoreve, lulet dhe të gjithë territorin por brenda oborrit të shkollës dhe sëbashku me prindërit e tyre dhe mesuesin kujdestar nëkrye. 7. Për klasat VI-IX këshillohet të angazhohen për pastrimin e rrugicave dhe shesheve përreth shkollave të tyre në lagje, sëbashku me prindërit e tyre dhe banorë të lagjes dhe me në krye mësuesin kujdestar. 8. Shkollat e mesme dhe gjimnazet do të orientohen në hapësira të ndryshme publike të qytetit dhe zonat e plazheve, të paracaktuara nga organizatorët lokal të aktivitetit dhe mësuesit kujdestar që do të jenë në krye dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e aktivitetit për klasën e tyre. 9. Studentët të organizuar në forume dhe grupe vullnetare të ndryshme do të angazhohen në zona të paracaktuara nga koordinatorët lokal për të dhënë kontributin e tyre në komunitet. 10. Monitorimi aktivitetit do të realizohet nga mësuesit kujdestar, drejtorët e institucioneve arsimore, drejtorët e DAR dhe koordinatorët lokal të aktivitetit nga Shoqeria Civile. Monitorimi do të realizohet nëpërmjet fotove : Si ishte – Si u bë. 11. Fotografitë të dërgohen në adresën e-mail: [email protected] 12. Shpërndarja e çertifikatave të vleresimit për grupet më të spikatura në ditët mbas aksionit. Me respekt për bashkëpunimin tonë të frytshëm Stafi drejtues i aksionit “Green Line Albania – Ta Pastrojmë Shqipërinë” |