PROJEKT KURRIKULAR
Lënda: Gjuhë shqipe
Klasa: VIII C
Titulli: “Lasgush Poradeci- Liriku më i madh i poezisë shqipe”
Tema: Prezantimi i produktit përfundimtar.
Objektivat:
1. Te analizojë në mënyrë të pavarur krijimtarinë artistike të Lasgush Poradecit.
2. Të diskutojë rreth jetës dhe veprës së Lasgush Poradecit si liriku më I madh i poezisë shqipe.
3. Të analizojë faktet jetësore që ndikuan në krijimet e tij.
4. Të komentojë vargje të poezive të Lasgushit duke përcaktuar motivet, figuracionin, ndjesitë që përcjell etj.
5. Të diskutojë mbi kontributin e verpës së Lasgushit në letërsinë shqipe.
6. Të krijojë I frymëzuar nga poezia e Lasgushit.
7. Të interpretojë vargje të poezive të Lasgush Poradecit.
Materiale: Vepra të Lasgushit, punë të nxënësve, foto, kompjuter, video-projektor, vepra e P.Kolovicës: “Lasgushi më ka thënë”, “Ftesë në studio” dhe “Ikja e shtërgutit” e I.Kadare, etj.
Metoda: Kërkim-hulumtim, diskutim, punë e drejtuar, punë në grupe, etj.
Ecuria e orës së mësimit
- Gjatë kësaj ore do të prezantohet në mënyrë të përmbledhur, puna përfundimtare e projektit. Çdo grup paraqet punën e tij.
GRUPI I- Jeta dhe vepra e Lasgushit. Paraqitet ekspozita me foto te Lasgushit apo jeta dhe vepra në PowerPoint.Diskutohet rreth fakteve jetësore që ndikuan në formimin e Lasgushit si shkrimtar, poet e përkthyes.
-Analizohet e sillen fakte rreth lidhjeve të forta shoqërore që ai pati me shkrimtarë të tjerë të shquar e njerëz të kulturës si: Mitrush Kuteli, Aleks Buda, Eqerem Çabei, Ismail Kadare etj.
GRUPI II- Poezia e peisazhit.Komente të poezive të ndryshme.
-Evidentohen veçoritë e lirikës meditative a të peisazhit.Evidentohet muza e frymëzimit të poetit.Lidhja me liqenin dhe qytetin e tij të lindjes.Pasqyrimi I peisazhit pogradecar gjatë sitnëve të ndryshme dhe momenteve të ndryshme të ditës.
GRUPI III- Poezia filozofike dhe e dashurisë.Si përshkruhet vasha e poetit?Pse kemi një dashuri llaftare te vargjet e Lasgushit?Vasha-si motër në sfondin lirik të qytetit të lindjes.
-Idetë dhe mendimi filozofik i autorit për çështjet më të rëndësishme filozofike si :jeta, vdekja, përjetësia, Zoti.Lexohen komente të poezive në këtë motiv.
GRUPI IV-Poezia patriotike.Cilat janë figurat që frymëzojnë Lasgushin: Naimi, Asdreni, flamuri, 28 Nëntori.
-Dëgjohen këngë të Tefta Koços me tekst të Lasgush Poradecit si p.sh: “Kroi I fshatit tone”.Paraqiten vizatime e portrete të Lasgushit të vizatuara nga nxënësit dhe vizatime frymëzuar nga poezitë, etj.
Në fund interpretohen nga gjithë nxënësit vargje të poezive të poetit tonë të shquar.
Refleksione: Gjatë kësaj pune në grup nxënësit realizua objektivat dhe synimet e vendosura që në fillim të kësaj pune me projekt.
-Ata hulumtuan në mënyrë të pavarur për jetën dhe veprën e poetit më të madh të poezisë shqipe. Analizuan krijimtarë e larmishme të Lasgushit, sipas motiveve përkatëse, krijuan ese dhe vizatime frymëzuar ntga veprat e tij si një nga më të rëndësishmet në letërsinë shqipe.
-Gjithashtu çdo grup paraqiti punën e tij me video-projektor të punuar me programet e Microsoft-it.
- Puna në grup, bashkëpunimi dhe iniciativa e lirë i dhanë vlera të tjera kësaj pune me projekt, të realizuar në mënyrë dinjitoze.
Konkluzionet e orës, vlerësime.
Diskutohen rreth përjetimeve emocioale që kanë kaluar nxënësit gjatë kësaj pune me projekt.
Në fund mblidhen punimet.
Mësuesja e lëndës
Entela Seiti

Pamje nga ore te ndryshme projektesh nder vite
DRAMATIZIME:14 VJEC DHENDER;EPOKA PARA GJYQIT
Shfaqje teatrale me kukulla per nxenesit e Arsimit Fillor