NENI 85
TË DREJTA DHE DETYRA TË NXËNËSVE
1. Nxënësi ka të drejtë:
a. të kryejë veprimtaritë e tij në institucionin arsimor në kushte të qeta dhe të sigurta për jetën dhe shëndetin;
b. të trajtohet me respekt, me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme në institucionin arsimor, pa presione, pa padrejtësira, pa fyerje, pa diskriminime, pa dhunë;
c. të njihet me të drejtat dhe detyrat e tij në institucionin arsimor;
d. t’i sigurohet nga institucioni shërbim arsimor cilësor, sipas interesave, nevojave dhe mundësive të tij, si dhe ndihmë e posaçme për të përballuar vështirësitë e tij të veçanta të të nxënit;
e. t’i merren parasysh kërkesat e tij për kurrikulën me zgjedhje.
2. Nxënësi ka për detyrë:
a. të respektojë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe të punonjësve të institucionit arsimor;
b. të respektojë rregullat e institucionit për mbrojtjen e shëndetit, të sigurisë e të mjedisit dhe të kërkojë respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe punonjësit arsimorë;
c. të mësojë e vijojë rregullisht;
d. të japë ndihmesë në suksesin shkollor të bashkënxënësve dhe mbarëvajtjen e institucionit arsimor;
e. të respektojë rregulloren e institucionit.